Vizita e presidentit letonez, policia me njoftim për bllokimin e disa segmenteve rrugore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e presidentit letonez, policia me njoftim për bllokimin e disa segmenteve rrugore

    Insajderi
    20 March 2025 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot dhe nesër, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë pune presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

    Me këtë rast, Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës.

    Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Policia ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark