Vizita e Trendafilovas, reagon ashpër OVL-UÇK: 13 Maji është datë e zezë në historinë tonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Trendafilovas, reagon ashpër OVL-UÇK: 13 Maji është datë e zezë në historinë tonë

    Insajderi
    09 May 2025 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, do të mbajë një takim informues me gazetarë më 13 maj, në orën 12:00, në një hotel në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Lidhur me vizitën e saj ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët e quajtën si ‘‘provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës sonë çlirimtare!’’.

    Nga OVL-UÇK është thënë edhe se Specialja është padrejtësi e institucionalizuar e cila është themeluar për të ndjekur vetëm një palë e që është UÇK-ja.

    ‘‘13 Maji është datë e zezë në historinë tonë, themelimi i UDB-së,përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz. Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo familje Dëshmori’’, thuhet mes tjerash në reagim.

    Komunikata:

    Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale më 13 maj në Prishtinë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës sonë çlirimtare!

    13 Maji është datë e zezë në historinë tonë, themelimi i UDB-së,përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz.

    Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo familje Dëshmori.

    Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë,vetëm UÇK-në,duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike.

    Krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi.

    Kosova nuk ka për çka të turpërohet! Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme.

    Ne nuk do të heshtim!

    Liri për luftëtarët tanë! 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark