×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vizitori ha bananen që ishte ekspozuar në muze

    Insajderi
    01 May 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një student arti i Koresë së Jugut hëngri një banane që ishte pjesë e një instalacioni të artistit Maurizio Cattelan, duke thënë se ishte i uritur pasi nuk kishte ngrënë mëngjes.

    Vepra artistike e quajtur “Komediani”, pjesë e ekspozitës së Cattelan “WE”, përbëhej nga një banane e ngjitur me shirit në një mur në Leeum Musuem of Art të Seulit.

    Pasi hëngri bananen, studenti, Noh Huyn-soo, ngjiti lëkurën e saj në mur.

    Muzeu më vonë vendosi një banane të re në të njëjtin vend, raporton BBC, transmeton Insajderi.

    Ngjarja, e cila zgjati më shumë se një minutë, është regjistruar nga miku i Noh.

    Muzeu i Artit Leeum nuk iu përgjigj një pyetjeje me email nga BBC. Megjithatë, iu tha mediave se nuk do të pretendojë dëmshpërblim ndaj studentit, raporton BBC, transmeton Insajderi.

    Bananja e ekspozuar thuhet se zëvendësohet çdo dy ose tre ditë.

    Në videot e postuara në internet, dëgjohen thirrjet “më falni”, ndërsa Noh heq bananen nga muri. Ai nuk përgjigjet dhe fillon të hajë pasi dhoma qetësohet.

    Më pas ai ngjit lëkurën në mur dhe pozon për një moment përpara se të largohet.

    Noh më vonë tha për mediat lokale se ai e shihte punën e Cattelan si një rebelim kundër një autoriteti të caktuar. “Mund të ketë një rebelim tjetër kundër rebelimit,” tha studenti i Universitetit Kombëtar të Seulit për KBS.

    “Dëmtimi i një vepre arti mund të shihet edhe si një vepër arti, mendova se do të ishte interesante… A nuk është ngjitur atje për t’u ngrënë?”

    Kjo nuk është hera e parë që bananet e përdorura për punën e Cattelan hahen nga një vizitor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark