Vjedhen ditarët e shkollës në Pejë, kamerat e sigurisë kapin gjithçka – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhen ditarët e shkollës në Pejë, kamerat e sigurisë kapin gjithçka

    Insajderi
    05 December 2024 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës është raportuar një rast i vjedhjes, të mërkurën.

    Drejtori i shkollës në atë fshat ka njoftuar në polici se gjate natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës.

    Më pas i dyshuari kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion.

    Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës.

    Fsh. Jabllanicë e Vogël, Pejë  04.12.2024-02:03. Ankuesi mashkull kosovar, drejtori i  shkollës, ka njoftuar se gjate natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion. Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës. Rasti po hetohet nga policia”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark