×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhja në xhaminë “Bedri Kameri” në Prishtinë, Imami Labinot Maliqi apelon për bashkëpunim me Policinë

    Insajderi
    12 December 2024 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Prishtinës ka nisur një kërkim për të identifikuar një person të dyshuar për vjedhje, pas një incidenti të ndodhur në xhaminë “Dr. Prof. Bedri Kameri”.

    Sipas pamjeve të siguruara nga kamerat e xhamisë, autori i dyshuar është filmuar gjatë kryerjes së veprës penale.

    Sektori i Hetimeve në Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria, ka bërë thirrje publike për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Pamjet dhe fotot e shpërndara nga autoritetet po qarkullojnë në media dhe janë kërkuar ndihma nga qytetarët.

    Imami i xhamisë, Labinot Maliqi, ka reaguar lidhur me këtë rast dhe ka falënderuar Policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë dhe profesional në hetimin e rastit. Ai ka apeluar për bashkëpunim nga ana e qytetarëve, duke i ftuar ata të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit.

    “Faleminderit Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj këtij rasti. Angazhimi i tyre është për t’u vlerësuar dhe besojmë që me ndihmën e qytetarëve dhe përkushtimin e Policisë, ky rast do të zgjidhet”, ka shkruar Maliqi.

    Ai ka ftuar qytetarët që të ofrojnë çdo informacion përmes numrit të telefonit 192, në mënyrë që personi i dyshuar të identifikohet dhe të përballet me drejtësinë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark