Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në fshatin Lebanë të Prishtinës.
Sipas policisë vjedhja ka ndodhur vitin e kaluar me 17 gusht.
I arrestuari është 44 vjeçar me inicialet B.S.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkohë policia ka njoftuar se janë duke punuar për identifikimin e të gjithë të dyshuarve për këtë rast.
@insajderiinsajderi #Kosove #kosova #kosovo🇽🇰 #myAI #snapchat #shqipet #shqiptaria #fyp #viral #shqiptaret #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqiperia #albanians #artificialintelligence #AI #fypシ ♬ original sound – GazetaInsajderi