Vjedhje e rëndë në Prizren- Pronari raporton se hajnat i kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe i kanë marrë para, ari e armë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje e rëndë në Prizren- Pronari raporton se hajnat i kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe i kanë marrë para, ari e armë

    Insajderi
    20 March 2025 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person në Prizren ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur ari, para dhe një pistoletë.

    Në raportin e policisë bëhet e ditur se në lidhje me këtë është njoftuar prokurori dhe se rasti është në procedurë hetimore.

    “Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: një sasi stoli ari,  para të gatshme dhe një  pistoletë me dy karikatorë dhe 17 copë fishekë për të cilën viktima posedon leje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark