×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vjedhje në stilin mafioz- Burri në Prishtinë raporton se hajnat ia “kapën” zinxhirin nga qafa

    Insajderi
    03 March 2024 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një burrë ka raportuar se tre persona të panjohur ia kanë grabitur një varëse në qafë, një telefon dhe kuletën me dokumente personale.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas njoftimit, i dyshuari më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim.

    “GRABITJE- Prishtinë / 02.03.2024 – 01:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se tre persona të pa njohur me forcë i kanë grabitur një zinxhir të qafës, një telefon dhe kuletën me dokumente personale. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark