×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    VJEDHJET E SHTËPIVE TË PDK

    Insajderi
    27 May 2021 - 10:36

    Si duket Prokurorisë Speciale i ka ngelur sharra në gozhdë dhe pincën për ta shkulur këtë gozhdë po mundohen ta gjejnë në shtëpitë privatë të zyrtarëve të PDK.

    Bastisja e fshehët duke inskenuar hajninë ordinere është metodë e aplikuar nga shërbimet inteligjente jugosllave, dhe kryesisht është aplikuar kundër emigracionit politik shqiptarë dhe kroat në vendet perëndimore.

    Nuk dua të besoj që prokurorët e Dhomave të Specializuara kanë autorizuar ndonjë shërbim inteligjent për të siguruar prova shtesë në drejtim të të akuzuarve.

    Por besoj se ata kanë ngritur shqetësim para autoriteteve serbe për mungesë të provave materiale për “ta dekriminalizuar Ballkanin” dhe këta i kanë të gjitha kapacitetet për të organizuar “vjedhje” në shtëpi të zyrtarëve të PDK.

    Operacioni ngjason me atë të blerjes së dëshmitarëve!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark