Ka dhimbje që bëhen pjesë e përditshmërisë. Një ngurtësi në qafë, një mpirje në dorë, një ndjesi sikur shtylla kurrizore po rëndohet dita-ditës. Shpesh mendojmë se do kalojë vetë, derisa trupi fillon të dërgojë sinjale që nuk mund t’i injorosh më.
Më 8 nëntor 2025, në Prishtinë, qytetarët do të kenë një mundësi të rrallë për të kuptuar rrënjën e këtyre simptomave, falë konsultës që do të mbahet me Doç. Dr. Veysel Antar, një prej neurokirurgëve më të njohur në rajon dhe me përvojë botërore në kirurgjinë e trurit dhe shtyllës kurrizore. Kjo ngjarje zhvillohet në kuadër të programit ndërkombëtar të Dr. Supernova.
Kur ekspertiza dhe përkushtimi takohen
Doç. Dr. Veysel Antar ka mbi 20 vite përvojë ndërkombëtare në trajtimin e sëmundjeve të trurit dhe shtyllës kurrizore. Ai ka punuar në disa nga spitalet më të avancuara të Turqisë dhe Evropës, duke trajtuar mijëra pacientë me rezultate të jashtëzakonshme.
Puna e tij nuk është vetëm kirurgji, është përkushtim ndaj çdo njeriu që kërkon të kuptojë pse trupi i tij po dërgon sinjale që askush tjetër s’i ka shpjeguar dot.
Pacientët që janë takuar me të, shpesh e përshkruajnë si “doktorin që të dëgjon para se të vendos”.

Çfarë trajton Dr. Veysel Antar?
Konsulta në Prishtinë do të fokusohet në sëmundjet dhe çrregullimet që prekin miliona njerëz në mbarë botën, shpesh pa u diagnostikuar saktë:
Në këto raste, trajtimi i duhur fillon gjithmonë nga diagnostikimi i saktë. Pikërisht këtë ofron Dr. Antar, jo vetëm një vizitë, por një analizë të detajuar që mund të zbulojë arsyen e vërtetë të dhimbjes suaj.
“Ndonjëherë, një konsultë e vetme mund të të ndryshojë jetën.”
Për shumë pacientë, konsultat me Dr. Antar kanë qenë momenti i kthesës.
Raste që kishin mbetur të pashpjeguara për vite, kanë gjetur përgjigje brenda pak minutash. sepse ekspertiza dhe përvoja ndërkombëtare nuk mjaftojnë pa sy të mprehtë dhe zemër të qetë.
Në çdo vend që ka shkuar, mjeku turk ka lënë pas histori njerëzore, njerëz që më në fund kanë kuptuar se problemi i tyre nuk ishte “vetëm dhimbje”, por diçka që mund të trajtohej me sukses.
📅 Konsulta në Prishtinë
🗓 08 Nëntor 2025
📍 Organizuar nga Dr. Supernova – Global Health Embassy
📞 043 84 84 84
📧 [email protected]