×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vjen reagimi i Kurtit pas situatës së tensionuar në veri

    Insajderi
    29 May 2023 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se situata në veri duhet të qetësohet.

    Ai këtë e ka deklaruar në ‘Twitter’, teksa ka njoftuar se një gjë të tillë ja ka thënë kryediplomatit italian, Antonio Tajani, përgjatë një bisede telefonike me të, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Bisedova në telefon me kryediplomatin italian Antonio Tajani më herët sot. Që të dy u pajtuam se situata aktuale sjell nevojën e implementimit të Marrëveshjes Bazë dhe se situata në veri duhet qetësuar”, deklaroi Kurti në ‘Twitter’.

    Deri më tani, ai nuk ka pasur ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me situatën e tensionuar në veri. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark