×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vjeshta apo pranvera”, cila stinë më e përshtatshme për zgjedhje? Kurti kërkon përgjigje nga opozita

    Insajderi
    13 May 2024 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zgjedhje të reja në pranverë ose në vjeshtë”. Kështu tha kryeministri Kurti pas përfundimit të takimit me kreun e PDK’së, Memli Krasniqi.

    Thelbi i takimit ishin zgjedhjet e reja, tha Kurti.

    “Diskutuam edhe për situatën në përgjithësi dhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare dhe sa i përket mundësisë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt kur dihet që unë tashmë kam hyrë në vitin e fundit të mandatit tim qeverisës….Ata e kanë përcaktuar kandidatin e tyre për kryeministrin në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet e radhës janë çështje të muajve dhe jam i interesuar ta diskutojë me PDK-në, LDK-në AAK-në se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës. E dim që në përgjithësi është pranvera ose vjeshta”, tha Kurti para mediave.

    Tutje ai tha se i duhet bashkëpunim me opozitën sepse “konsiderojmë që është çështje e interesit të përgjithshëm”.

    “Diskutuam çështje të aktualitetit politik por me theks të veçantë tek agjenda legjislative. Ne i kemi 13 marrëvesghje ndërkombëtare të cilat janë në pritje për t’u votuar, dihet që nuk mjafton shumica e thjeshtë”, tha tutje Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark