Vjeshta po hapet në Rave me Liburn (playdrum) në Jezerc, Ferizaj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Vjeshta po hapet në Rave me Liburn (playdrum) në Jezerc, Ferizaj

    Insajderi
    03 November 2020 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash Rave njihet për perfomancat e veçanta në ambient të hapur duke promovuar në të njëjtën kohë dhe vendet e bukura që Kosova ofron.

    Kësaj here kemi të ftuar Liburn (playdrum) në një prej vilave më të bukura, në villen Kalaja-Jezerc, Ferizaj.

    Liburni u lind e u rrit në Kosovë, por më vonë i kaloi shtatë vjet të jetës në Gjermani, para se të kthehej në vendlindje. Ato vite që i kaloi në shtetin gjerman ishin jetike për karrierën e tij në muzikën elektronike. Skena e pasur e muzikës elektronike në Gjermani u rrënjos brenda artistit të ri siç ka ndodhur me shumë tjerë.

    Si adoleshent, Liburni e zbuloi dashurinë e tij për muzikën elektronike kur filloi t’i dëgjonte ikonat e këtij zhanri si John Digweed dhe Trentemoller.

    Nga filet modeste me performanca në Coco Bar ne qytetin e tij të lindjes në Ferizaj, Liburni është zhvilluar në një artist të vërtetë, duke performuar në shtete të ndryshme anembanë botës, nga Kosova dhe Shqipëria e deri te Zvicra dhe Australia.

    Në performancat e tij, personaliteti i qetë dhe i matur i Liburnit kaplohet nga emocionet e shumta, dhe publiku ndezët nga tingujt unik të tij, që kapin një diapazon të gjerë nga minimal e deri te house music. 

    Së fundmi Liburni e bashkëthemeloi Playdrum (kolektiv i DJ-ëve dhe record label) me 5 DJ tjerë nga Kosova. E ardhmja duket e ndritur për këtë muzikant të përkushtuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark