Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjollca Kadolli, ka shprehur mirënjohjen e saj për gratë që morën pjesë në takimet e fushatës zgjedhore.
Ajo ka vlerësuar rëndësinë e rolit të tyre në familje, shoqëri dhe shtet.
“Bashkë jemi më të forta, më të zëshme dhe më të suksesshme”, ka shkruar ajo.
Kadolli është zotuar se do të vazhdojë të jetë zëri i grave, duke punuar për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Thellësisht jam falënderuese për forcën, përkushtimin dhe kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për familjen, shoqërinë dhe shtetin. Ju jeni shtylla e zhvillimit dhe meritoni të jeni të përfaqësuara denjësisht në çdo institucion vendimmarrës. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj! Zotohem se do të jem zëri juaj ashtu siç kam qenë përherë, duke punuar me përkushtim për mbrojtjen e të drejtave tuaja, fuqizimin e rolit të gruas dhe krijimin e mundësive të barabarta për secilën prej jush. Gra të dashura! Faleminderit nga zemra për përkrahjen tuaj ndër vite. Pa ju nuk do të isha këtu ku jam sot”, tha ajo.


