Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Osmani, me anë të një postimi në ‘Twitter’, deklaroi se mezi pret që të bashkëpunojnë drejt zgjerimit të marrëdhënieve Kosovë-Turqi, shkruan Gazeta Insajderi.
“I shpreh urimet e përzemërta Presidentit Erdogan në fitoren e sotme. Teksa vazhdon ta udhëheq Turqinë drejt sukseseve të reja, unë mezi pres që të zgjerojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka deklaruar ajo në ‘Twiter’.
Pas një balotazhi me kundërshtarin e tij kryesor, kreun e opozitës, Kemal Kilicdaroglu, Erdogan fitoi zgjedhjet për të tretën herë.
Erdogan arriti të merrte 52.18 % të votave ndërsa Kilicdaroglu 47.82%. /Insajderi.org/