×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani intervistohet nga mbesa e vogël e presidentit Rugova: Shtëpia nuk mbahet pa miq

    Insajderi
    24 May 2024 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në shënimin e Ditës së Presidentit është intervistuar nga Liza Beta, mbesa e presidentit Ibrahim Rugova.

    Ajo në profilin e saj në “Facebook” ka treguar se mbesën e Rugovës kanë biseduar për vizionin e këtij të fundit.

    “Bashkëbiseduam për vizionin e gjyshit të saj, atit themeltar të Republikës sonë, si dhe trashëgiminë e tij, e cila ka lënë gjurmë të pashlyera, e të cilat do të barten te breza të tjerë pas tij”, tha presidentja.

    Por, në video ajo përmendi edhe miqësitë që ka krijuar ish-presidenti Rugova me ndërkombëtarët.

    “Presidenti Rugova ka krijuar miq të mëdhenj të Kosovës, ne kemi fat që edhe ost i gëzojmë këto miqësi. Kudo që shkoj takoj miq të tij që më tregojnë histori të ndryshme. Kosova është e bekuar që gëzon këto miqësi. Miku i mirë të gjendet në kohë të vështira, por presidenti Rugova e ka lënë edhe një thënie të rëndësishme: Shtëpia nuk mbahet pa miq“, tha presidentja.

    Kujtojmë se Kosova është kritikuar nga DASH dhe BE këtë javë për aksionin e Policisë së Kosovës në zyrat financiare në veri të Kosovës, aksion ky me udhëzimin e ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Autoritetet kosovare kryen një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, ku u mbyllën gjashtë  objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat janë të banuar me shumicë serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark