Insajderi
Lajme

Vjosa Osmani thyen heshtjen – sot pritet deklarimi i saj për garën presidenciale

Insajderi
05 March 2026 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vjosa Osmani thyen heshtjen – sot pritet deklarimi i saj për garën presidenciale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj ka thënë se të martën ka qenë hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje i është ofruar Osmanit për t’i dhënë votat e saj për të hyrë në garë për Presidente.

Ajo shtoi se kjo u bë me idenë që Osmani të jetë kundërkandidate e Glauk Konjufcës, dhe jo përkrahje për rizgjedhje.

Haradinaj tha se këtë ofertë Osmani e refuzoi për disa arsye.

Njëherësh, ajo bëri të ditur se Presidentja Osmani sot do të deklarohet lidhur me këtë çështje.

“Presidentja deri në momentet e fundit ka qenë duke punuar për t’i siguruar votat për rizgjedhjen e saj. Besoj se për detajet tjera do të njoftoheni nga vetë presidentja nesër (e enjte)”, tha Haradinaj në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark