Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka uruar për fitore e kancelari austriak, Sebastian Kurz në zgjedhjet nacionale të mbajtura dje.
Sipas një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka shkruar se fitorja e Partisë Popullore Evropiane po vazhdon të jetë forca kryesore politike në Evropë.
“Urime Sebastian Kurz dhe për fitoren në zgjedhjet 2019. Fitorja e Partisë Popullore Evropiane vazhdon të jetë forca kryesore politike në Evropë. Kjo me siguri do të ndodhë edhe në Kosova me fitoren e LDK-së të dielën e ardhshme”, ka shkruar Osmani. /Insajderi.com