Insajderi
Lajme

VLEN reagon pas glorifikimit të Mlladiqit nga partia e serbëve në RMV

Insajderi
28 August 2026 - 23:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VLEN reagon pas glorifikimit të Mlladiqit nga partia e serbëve në RMV
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

VLEN, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dënuar glorifikimin Ratko Mlladiqit, të bërë nga Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoninë e Veriut.

VLEN ka kërkuar përgjegjësi të menjëhershme, duke shtuar se, kush nuk respekton viktimat nuk mund të jetë garant i të drejtave të komuniteteve.

“VLEN dënon fuqishëm çdo glorifikim të çetnikëve dhe veçanërisht të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera të rënda. Akoma më shqetësuese është kur përmbajtje të tilla publikohen nga drejtuesi i një institucioni që ka për detyrë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera. Kjo nuk është çështje shijesh apo bindjesh personale. Është çështje e standardeve të një zyrtari publik dhe e mesazhit që institucionet ua dërgojnë qytetarëve”, thuhet në reagim.

Ndryshe, VLEN është pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE të Hristijan Mickoskit, pjesë e të cilit koalicion, është edhe partia e serbëve në RMV.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark