
Valon Salihu, një biznesmen nga Gjilani, nuk ka mundur të shfrytëzojë lokalet e tij që një vit për shkak të një muri të ndërtuar në kundërshtim me ligjin në lagjen Fidanishtja.
Për këtë, ai ka ngritur kallëzim penal kundër drejtoreshës së Inspeksionit, Entela Hyseni.
Pavarësisht se Drejtoria e Inspeksionit ka lëshuar një aktvendim për rrënimin e këtij muri, investitori vazhdon ta injorojë urdhrin, duke i shkaktuar Salihut dëme të mëdha financiare.
Lidhur me këtë çështje, Insajderi merr vesh se njëri nga investitorët është familjar i nënkryetares së komunës pra, Agron Morina, kundër të cilit është ngritur edhe aktakuzë për ndërtime të kundërligjshme.
Rreth këtij rasti ka folur avokatja e palës së dëmtuar, Elvira Haziri.
Insajderi për këtë çështje ka tentuar të marrë një përgjigje nga nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku dhe drejtoresha e Inspeksionit, Entela Hyseni, por të njëjtat nuk kanë qenë të qasshme.
Ndërsa kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se nuk merret me çështje të vogla.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: