Insajderi
Insajderi

Vlora Çitaku i pyet gazetarët me shaka “a mujtët me ardhë rrugëve njëkahëshe”

Insajderi
23 April 2022 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vlora Çitaku i pyet gazetarët me shaka “a mujtët me ardhë rrugëve njëkahëshe”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarët e PDK-së, Vlora Çitaku e Uran Ismaili mbajtën një konferencë për media lidhur me skandalin financiar në të cilin është përmendur ambasadori Martin Berishaj për të cilin kërkuan që të shkarkohet nga kryeministri Kurti e Presidentja Osmani.

Në fund të konferencës nënkryetarja i pyeti gazetarët me shaka se a e patën të vështirë të arrijnë në zyret e PDK-së pasi kryetari i Prishtinës Përparim Rama unazën kryesore të kryeqytetit e ka shndërruar në rrugë një kahëshe për fundjavë.

“A mujtët me ardhë rrugëve njëkahëshe”, i pyeti gazetarët nënkryetarja Çitaku duke buzëqeshur.

Prej mëngjesit të sotëm ka filluar testimi i Komunës së Prishtinës që unazën qendrore të kryeqytetit ta kthejë në një qarkore njëkahëshe. I njëjti testim do të vazhdojë për 48 orë. Mirëpo, kjo situatë ka shkaktuar kolona të gjata të makinave.

Drejtuesit e mjeteve, të cilët ishin bllokuar në qyteti për shkak të kolonave, nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Ata nuk e shohin si zgjidhje për të lehtësuar trafikun e rënduar të kryeqytetit, duke thënë se kështu duket sikur bllokohet edhe më shumë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark