×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vlora Çitaku për vendimin e PDK-së 50/50: Vendim i madh dhe momentum i rëndësishëm

    Insajderi
    24 September 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK ka ditur gjithmonë të ketë guxim për vendime të mëdha, siç është ky i sotmi sot.

    “PDK ka pasur dhe ka guxim. PDK ka pasur dhe ka guxim të ndërtoj historinë dhe të projektoj të ardhmen. Në PDK nuk ekziston një tavolinë për burra dhe një tavolinë për gra. Dhe, ne, vetëm bashkë, në një tavolinë, mund të marrim vendime të drejta të cilat do ta çojnë Kosovën në shekullin e ri. Bashkë! 50/50”, ka thënë nënkryetarja Vlora Çitaku.

    Partia Demokratike e Kosovës sot ka marrë vendim që në të gjitha strukturat dhe nivelet e saj të vendimmarrjes të ketë përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark