Insajderi
Lajme

Vodhen 21 pako të kafeve, arrestohen dy të mitur

Insajderi
10 December 2024 - 10:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vodhen 21 pako të kafeve, arrestohen dy të mitur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy të mitur kanë marrë 21 pako me princ kafe në një market, vlera e të cilave sillet rreth 167 euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:18 në rrugën “C”, në Prishtinë.

Tutje thuhet se të miturit kanë ikur nga marketi pa e kryer pagesën, dhe të njëjtit janë arrestuar.

“Është raportuar se dy persona të panjohur  të mitur në një market i kanë marr 21 pako me princ kafe vlera e të  cilave sillet rreth 167.70€ dhe kanë ikur pa bërë pagesën . Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark