Insajderi
Lajme

Vodhën në duhan të sekuestruar, IPK’ja arreston një polic dhe rekomandon suspendimin e katër të tjerëve

Insajderi
17 March 2026 - 20:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vodhën në duhan të sekuestruar, IPK’ja arreston një polic dhe rekomandon suspendimin e katër të tjerëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një polic dhe ka rekomanduar për suspendim edhe katër të tjerë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë përvetësuar pako cigaresh të sekuestruara në vlerë prej rreth 30 mijë eurosh.

Sipas njoftimit të IPK’së, zyrtarët policorë kishin sekuestruar mbi 100 pako me cigare nga persona të dyshuar për kontrabandë. IPK më tej bën të ditur se prej tyre, 24 i kishin marrë për vete, vlera e të cilave shkon në rreth 30 mijë euro.

“Pas veprimeve hetimore një zyrtar policor është arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse  katër zyrtarët tjerë janë duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

IPK thotë se ka arrestuar njërin nga policët, teksa ka rekomanduar pranë Policisë së Kosovës të suspendohen pesë pjesëtarët e uniformave të kaltërta.

“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në realizimin e mandatit të vet ligjor për hetimin e rasteve ku dyshimet bien mbi zyrtarët policorë dhe siguron opinionin publik se çfarëdo ankese e qytetarëve për përfshirje eventuale të zyrtarëve policorë në vepra penale do të trajtohet me profesionalizëm të plotë”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark