×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vodhi 180 kilogramē djathë, polici gjerman humb vendin e punës

    Insajderi
    02 July 2024 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një aksidenti, një oficer policie gjerman vodhi rreth 180 kilogramë djathë ”Cheddar” nga një kamion i përmbysur dhe si pasojë humbi vendin e punës.

    Gjykata e Lartë Administrative e Rheinland-Pfalz hodhi poshtë ankesën e policit, që do të thotë se dënimi i tij i mëparshëm qëndron.

    “Oficeri i policisë kishte punuar në policinë e autostradës dhe ishte dashur të vëzhgonte vendin e aksidentit, por jo të kryente këtë gjest”, theksoi gjykata, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.

    Ai kishte shkuar me autobusin e policisë te kontejneri i dëmtuar dhe i kishte kërkuar punonjësit të një kompanisë që t’i dorëzonte disa pako me djathë.

    Ai vodhi gjithsej nëntë pako djathë, secila me peshë 20 kilogramë, me vlerë 554 euro (594 dollarë).

    Në apel, oficeri deklaroi se djathi praktikisht nuk vlente asgjë dhe se kishte dashur ta shpëtonte atë nga shkatërrimi dhe se ai vetë nuk hante fare djathë.

    Gjykata kishte një mendim tjetër: polici kishte kryer një vjedhje gjatë detyrës me uniformë dhe me armën e shërbimit.

    “Me këtë sjellje, i pandehuri ka dëmtuar rëndë reputacionin e policisë së vendit”, theksoi gjykata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark