×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vodhi 200 mijë euro në Teqenë e Madhe në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    09 June 2023 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vjedhjen e 200 mijë eurove në Teqenë e Madhe në Gjakovë.

    Sipas policisë rasti ishte raportuar me 22 maj 2023, nga një ankues mashkull i cili ka raportuar se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur në dy kasaforta para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal, dhe disa stoli të arit.

    “Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizime (nga lokacione të ndryshme) dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: Xh.TH., i lindur në vitin 1975, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të policisë.

    Sipas policisë, i njëjti po dyshohet për veprën penale vjedhje e rëndë e kryer me 22 maj.

    “Me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit me çrast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes”, thuhet në njoftim të policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark