Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nesër më 16 maj kryetari Fadil Vokrri dhe Flamur Bunjaku anëtar i Komitetit Ekzekutiv, do kthehen në Kosovë.
Ata ishin të pranishëm në kongresin e FIFA-s, ku Kosova u pranua të premten me të drejta të plota në këtë organizatë.
Fadil Vokrri dhe Bunjaku nesër me fillim nga ora 13:00 do të mbajnë konferencë për media. /Insajderi.com