12:31 - 03 Shkurt 2016

Gjiganti gjerman i prodhimit të veturave Volkswagen, ka bërë publik lajmin se me 2 shkurt pritet të paraqesë një plan për riparim 80,000 veturave me naftë dhe makina të mëdha që lëshojnë ndotjen e tepërt.

Prodhuesi i dytë më i madh në botë ende nuk e ka bërë të ditur ndonjë afat kohor për të fituar miratimin nga rregullatorët  e SHBA-së dhe Kalifornisë për të trajtuar emetimet e tepërta në 575 mijë në automjetet  2.0 dhe 3.0 litërsh të automjeteve në SHBA.

Në shtator, Volkswagen për herë të parë pranoi se ka instaluar software që lejojnë automjeteve me naftë të lëshojnë deri në 40 herë më shumë ndotjen e lejueshme ligjërisht.

Javën e kaluar , kompania ka fituar miratimin për të filluar prodhimin e 8.5 milionë automjeteve në Evropë . Volkswagen thotë se emetimet e tepërta me naftë mundë ndikojnë deri në 11 milionë automjete në mbarë botën.

Një zëdhënës i bordit të ARB-së , David Clegern, pranoi se deri të hënën që vjen Volkswagen ka për ta  plotësuar afatin. “Ne presim për ta përmirësuar nesër situatën”, ka thënë Clegern raporton insajderi.com

Departamenti i Drejtësisë ka paditur Volkswagenin më 4 janar duke kërkuar deri në 46 miliardë dollarë në dëmet për shkelje të ligjit me emitimin e gazrave.

Zëdhënësja e EPA-s Laura Allen i ka thënë të hënën agjencisë “se diskutimet teknike po vazhdojnë për zgjidhje të mundshme për automjetet me dy litra paralelisht me veprimin federal të gjykatës.”

Muajin e kaluar, California refuzoi propozimin Volkswagen për të rregulluar 482 mijë, me motor  2.0, duke e quajtur atë “e mangët në thelb”.

Në një seancë gjyqësore 21 janar, Avokati i kompanisë Volkswagen Robert Giuffra tha se  është e mundur një rikthim i blerjes, por që nuk është përcaktuar ende”, sipas një transkripti të gjykatës raporton insajderi.com