×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Volkswagen shënon rënie të dukshme në tregun amerikan

    Insajderi
    02 March 2016 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Volkswagen është duke kaluar një kohë të vështirë në shitjen e makinave në SHBA momentalisht. VË njoftoi të martën se shitjet e saj në Amerikë kanë rënë më shumë se 13 përqind muajin e kaluar.

    Për tërë vitin, shitjet e Volkswagen-it kanë rënë gati 14 përqind.

    Në një kohë kur shumë nga rivalët e saj janë kanë raportuar rritje dyshifrore në tregun amerikan që gjithashtu kanë shënuar rritjen më të madhe të tyre, VË-ja raporton rënie dyshifrore.

    Edhe më shqetësuese për gjermanët është se kompania ka rënie të vazhdueshme të vlerës së aksioneve të saj.

    Në gjysmën e parë të vitit 2015, Volkswagen ka mbajtur një pjesë zhgënjyese të tregut amerikan, vetëm  2.1 përqind.

    Që prej shtatorit të vitit të kaluar kur shpërtheu skandali i keqpërdorimeve, shitjet kanë rënë në masë të madhe.

    Nga muaji i kaluar, aksionet e kompanisë në tregun e SHBA-ve janë ulur në 1.7 përqind.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark