×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Von Cramon – Abrashit: Kam ngrënë shumë qepabë në Prizren

    Insajderi
    29 May 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian tha se eksponentët e pushtetit në Kosovë nuk duhet ta sulmojnë atë për komunikimin e djeshëm me policët në veri, por duhet të shkojnë në ato komuna dhe të flasin me njerëz.

    “Nuk duhet sulmuar unë por duhet shkuar në Mitrovicë, në Zveçan, në Leposaviq, duke folur me njerëz dhe të gjejnë, ta kuptojnë ku është problemi, jo të më sulmojnë mua. Kjo do të ishte përgjigjja më e mirë për këtë”, tha ajo

    Von Cramon u pyet edhe për postimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili i reagoi asaj në këtë mënyrë: “Von Cramon, për vizitorët e huaj preferohet Prizreni. I kemi qebapat e mira”.

    “Nëse kjo është pyetje serioze, unë mund t’ju them se kam qenë shumë shpesh në Prizren dhe kam ngrënë shumë qebapë – por jo vetëm në Prizren; por Prizreni është një prej qyteteve të mia të preferuara. Kam qenë në Dokufest, jam takuar shumë herë me ish-kryetarin dhe me institucionet tjera, me arsitë… Pra, po, kam qenë në Prizren tashmë 4 apo 5 herë dhe do të shkojë atje sërish gjatë verës apo gjatë vizitave të mia të ardhshme. Mos u frikësoni, e dua Prizrenin po aq sa e duan shumë njerëz aty”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark