×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Von Cramon për targat: Shtyrja e afatit për targat do ta zbuste situatën

    Insajderi
    24 October 2022 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përveç temës së vizave, bisedimeve dhe nismën e re franko-gjermane, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur edhe rreth targave.

    Von Cramon në Prishtinë tha se do të ishte një gjë e mirë nëse do të shtyhej afati për konvertim të targave, duke theksuar se i arsyeton qëndrimet e institucioneve kosovare lidhur me këtë çështje.

    Por sipas saj, do të duhet të mendohet për të mos shkaktuar tensione.

    “Për targat ka argumente të mira për ta shtyrë vendimin, e kuptoj edhe vlerësimin e Qeverisë së Kosovës se kjo do të shtyhet përgjithmonë dhe në një moment duhet të vendosim se duhet ta zbatojmë atë që kemi thënë 11 vjet më parë, pala serbe është në dijeni”, tha ajo.

    Eurodeputetja tha se nuk duhet të ketë provokime edhe pas kalimit të afatit për pajisje me targat që është 31 tetori.

    “Askush nuk ka interesim për çfarëdo lloj provokimi apo agresioni në vend, edhe nëse i përmbahemi afatit të fundit, 31 tetorit. Duhet të futemi me hapa gradualisht në këtë fazë, duhet të mendojmë  në mënyrë kreative si ta zbatojmë rregullin e ri çfarë paralajmërimesh bëni, çfarë gjobash u jepni atyre që nuk i ndryshojnë targat e di”, tha ajo.

    Më tej Von Cramon tha se për të shmangur provokimet është mirë që qeveria ta kuptoj se zbatimi nuk nënkupton konfiskime që nga dita e parë.

    “Lajçak dhe Escobar po kërkojnë një shtyrje dhe është një arsye e mirë mendoj se shtyrja do ta zbuste gjendjen. Por e kuptoj edhe Qeverinë e Kosovës që thonë në një moment duhet të vazhdojmë nëse ka një vend për vazhdim e shtyrjen diplomatike do të përkrahjes. Nëse qeveria e kupton se zbatimi nuk nënkupton konfiskime që nga dita e parë edhe kjo do të ishte diçka e mençur dhe do të parandalohet çfarëdo provokimi nga njëra apo pala tjetër”, ka thënë Von Cramon

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark