Vonesa në nisjen e seancës, Opozita lëshon sallen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vonesa në nisjen e seancës, Opozita lëshon sallen

    Insajderi
    05 December 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e opozitës së Kuvendit të Kosovës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

    Ata janë larguar për shkak se ka nisur me vonesë seanca e sotme.

    Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se komisionet parlamentare po organizojnë mbajtjen e mbledhjeve në të njëjtën kohë kur ka për të nisur një seancë e Kuvendit.

    “Kjo që keni bërë është vërtetë jo serioze, do ta precizoni dhe të disiplinoheni sa i përket përgjegjësisë që e keni edhe mbajtjes së mbledhjeve të komisioneve”.

    “Nuk mund të ndërhyni në seanca kur janë të caktuara nga kryesia. Kështu e bllokoni punën e Kuvendit”, ka thënë Konjufca.

    Gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe një seancë tjetër e Kuvendit e që është plenare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark