Insajderi
Lajme

Votat për kryetarët e komunave, verifikohen rezultatet në 845 vendvotime

Insajderi
15 October 2025 - 12:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Votat për kryetarët e komunave, verifikohen rezultatet në 845 vendvotime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deri në orën 12:00 të së mërkurës janë verifikuar rezultatet për 845 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave.

Po në këtë periudhë janë verifikuar edhe rezultatet e zgjedhjeve për asamble nga 792 vendvotime.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Nga po kaq vendvotime, 792, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohsisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”, ka thënë Elezi.

“Në platformën e KQZ-së për rezultateve, prezantohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë: -rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, -rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe -votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, tha ai


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark