Votimi i qeverisë/ Haradinaj tregon se nuk ka pasur takim me Limajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Votimi i qeverisë/ Haradinaj tregon se nuk ka pasur takim me Limajn

    Insajderi
    15 April 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se qëndrimi i opozitës është që të mos marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    Këtë deklaratë, Haradinaj e dha shkurtimisht gjatë hyrjes në Kuvend për seancën konstituive që ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, por që deri më tani nuk ka nisur ende.

    “Nuk besoj se ka ndryshime. Me siguri se do të japin betimin, nëse shumica ka vota dhe do të votohet kryetari i Kuvendit. Në princip ne kemi qenë dhe mbesim që me u konstitu Kuvendi, mirëpo do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën. Pra, nuk do të ndahemi. Ka deklarime se opozita nuk do të merr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit , por nëse ndryshon diçka, sa na përket neve për kryetar të Kuvendit, nuk bëjmë pengesa, pastaj për qeverinë e dini qëndrimin tonë”, ka deklaruar Haradinaj

    Haradinaj tha se s’është takuar me partnerin e koalicionit, Fatmir Limaj, me të cilin i hyri garës zgjedhore.

    “Takim me Limajn s’kam pasë”.

    Ai tha se s’do të ndahen nga opozita.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark