Votimi në Drenas/ Përleshje fizike pranë një qendre votimi në Komoran - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Votimi në Drenas/ Përleshje fizike pranë një qendre votimi në Komoran

    Insajderi
    12 October 2025 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përleshje fizike ka ndodhur mes disa personave pranë shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran, komuna e Drenasit.

    Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë qendrës së votimit në Komoran.

    Sipas informacioneve jo zyrtare, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Për këtë Insajderi është duke pritur një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës.

    Ende nuk është bërë e ditur identiteti i personave të përfshirë në përleshje, as përkatësia e tyre politike./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark