×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Votimi në veri po monitorohet nga kamerat

    Insajderi
    21 April 2024 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të vendit sot procesi zgjedhor është duke u monitoruar nga kamerat.

    Kjo është hera e parë që në një votim në Kosovë po përdoren kamera të tilla.

    FOTO: Klan Kosova

    Më 11 prill, Komisioni Qendror Zgjedhor kishte bërë të ditur se vendosja e kamerave brenda hapësirave të vendvotimit bëhet me qëllim që të sigurimit të materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.

    “Në ditën e zgjedhjeve në qendrat e votimit nga proceset zgjedhore nga viti 2009 deri 2021 janë evidentuar parregullsi që kanë ndikuar në integritetin, kosoton dhe besimin e publikut në zgjedhje. Nga 2009-2021 janë rinumëruar 36% e vendvotimeve”.

    “Vendosja e kamerave do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës. Ruajtja e regjistrimit të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor që sipas ligjit bëhet brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve”, kishte thënë Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark