Deputeti i Kosovës, nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, i është drejtuar kutive të votimit.
Ai ka thënë se sot ka votuar për ndryshim, derisa ka publikuar disa foto në Facebook bashkë me bashkëshorten e tij.
“Bashkë me Remzien sapo votuam. Me besimin se cilësia e jetës sonë fillon të ndërtohet nga vendimet e qeverisjes lokale, sot votuam për ndryshim!”, ka shkruar Hoxhaj.