Insajderi
Insporti

Vozinha mezi pret përballjen me Messin: Të ndash fushën me të është një ëndërr

Insajderi
27 June 2026 - 17:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vozinha mezi pret përballjen me Messin: Të ndash fushën me të është një ëndërr
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Cape Verde është befasia e madhe e këtij Botërorit.

Në paraqitjen e tyre të parë, kombëtarja afrikane arriti të lë pas Uruguajin, duke u bërë shteti më i vogël pjesëmarrës në histori që kalon grupet.

Mirëpo ata i pret një përballje tejet e vështirë ndaj kampionëve në fuqi, Argjentinës e cila zhvillohet të shtunën e ardhshme.

Një nga heronjët e Cape Verdes, Vozinha u shpreh i lumtur se do të ketë fatin të luaj kundër futbollistit legjendar, Lionel Messi.

“Ai është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Çdo ekip panikohet kur duhet të përballet me të. Të ndash fushën me Messin është një ëndërr dhe me krenari do t’u them fëmijëve të mi se kam luajtur kundër tij një ditë. E di që ndalimi i tij është pothuajse i pamundur, por do të jap gjithçka që kam për ta ndaluar të shënojë kundër meje”, u shpreh Vozinha.

Cape Verde, e mbylli grupin H në vend të dytë me 3 pikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark