×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Voziti 132 km në orë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dënohet shoferi me 300 euro

    Insajderi
    03 March 2024 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shofer është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj për tejkalim të shpejtësisë.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një njoftimi në ‘Facebook’.

    Sipas njoftimit, shoferi ka qenë duke vozitur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, në fshatin Gracë, me shpejtësi 132 km/h ku zona e kufizimit ka qenë 80 km/h.

    “Njësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Gracë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 132 km/h. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark