Vraniqi: Komuna e Prishtinës i kishte ndarë tokë LDK-së për të ndërtuar selinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vraniqi: Komuna e Prishtinës i kishte ndarë tokë LDK-së për të ndërtuar selinë

    Insajderi
    31 May 2016 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi, ka thënë se qeverisja e kaluar e Komunës së Prishtinës i kishte ndarë tokë në qendër të Prishtinës Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar selinë e partisë.

    Komuna e Prishtinës e cila atë kohë udhëhiqej nga vetë LDK-ja, kishte planifikuar që të ndante tokën në hapësirën përballë asaj që njihet si “kafet e vogla” në rrugën Fehmi Agani, thotë Vraniqi.

    Sipas Vraniqit, një gjë të tillë komuna e cila tani udhëhiqet nga Vetëvendosje e ka mësuar vetëm së fundi, kur ka dashur që të njejtën parcelë t’ia ndajë Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

    Dhe kjo sipas tij ka qenë arsyeja se pse grupi i LDK-së në Prishtinë dhe kryesuesi i Kuvendit që vije nga LDK,. kanë hezituar të thërrasin një mbledhje të jashtëzakonshme për të ndarë këtë parcelë.

    “Qe dy javë është vërejtur një hezitim nga grupi i LDK-së për të kuptuar më vonë se gjatë qeverisjes së LDK gjatë viteve 2007- 2008 kjo tokë është ndarë nga Komuna për të ndërtuar selinë e Lidhjes Demokratike të LDK-së, si ndërtesë shumëkatëshe. Pra udhëheqja komunale e LDK-sëi ka dhënë tokë partisë LDK për të ndërtuar selinë”, ka shkruar Vraniqi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Edhe pse nuk e kemi ditur për këtë vendim, komuna ka menduar se Ambasada është më e rëndësishme se sa subjekti politik në fjalë dhe ka vazhduar me kërkesën për mbledhje. Sot, në mbledhjen e Kuvendit ka munguar grupi i asambleistëve të LDK-së. Këtij bojkotimi të Ambasadës ju ka bashkangjitur edhe grupi i Partisë Demokratike të Kosovës, me që rast mbledhja nuk është mbajtur,” ka shtuar ai./Insajderi.com

     

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark