
Një taksist londinez menaxhon në mënyrë perfekte dy martesa super sekrete të tij, me dy gra të ndryshme, pa e kuptuar ato për njëra – tjetrën, derisa një akt heroizmi i këtij “bigamisti” kërcënon të nxjerrë në pah fluskat e së vërtetës.
“Vrapo pas gruas tënde” është një super komedi e një nate pranverore bashkë me dhjetëra situata sa qesharake aq edhe të komplikuara.
Shfaqja vjen premierë me 29 e 30 mars në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, me fillim në ora 20:00.
Autor i komedisë “Vrapo pas gruas tënde” është Ray Cooney, ndërsa regjinë e shfaqjes e ka bërë Ekrem Sopi;
Skenograf dhe kostumet: Bekim Korça;
Përkthimi dhe adaptimi: Shkelzen Berisha;
Luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi.