Vrasësi i Orlandos kishte paralajmëruar sulme të ISIS-it në Amerikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vrasësi i Orlandos kishte paralajmëruar sulme të ISIS-it në Amerikë

    Insajderi
    16 June 2016 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasësi i 49 personave në një klub nate të frekuentuar nga komuniteti LGBT ka shfrytëzuar rrjetet sociale para dhe gjatë sulmit të tij në mëngjesin e së dielës.

    Një senator amerikan ka njoftuar se Mateen në këto rrjete ka kritikuar sulmet amerikane në Siri, ka kërcënuar me hakmarrje të Shtetit Islamik dhe ka kërkuar për vendndodhjen e zyrave të Policisë në Florida, shkruan The Independent.

    Në një letër dy faqëshe dërguar themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, senatori ka kërkuar detaje të pesë llogarive që mund të lidhen me Mateen.  Kjo do të përbejë për hetimet që janë duke u ndërmarrë.

    Në një seri postimesh, Mateen ka dhënë lojalitetin e tij ndaj liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

    “Më pranoftë Allahu mua,” ka shkruar ai.  “Myslimanët e vërtetë asnjëherë nuk do të pranojnë  Perëndimin e fëlliqur…Ju vrisni fëmijë dhe gra të pafajshme duke bërë sulme amerikane..tani provoni hakmarrjen e ISIS-it..Në ditët e ardhshme ju do të jeni dëshmitar të sulmeve të ISIS-it në Amerikë,” ka shkruar ai.

    Letra e senatorit po ashtu zbulon se sulmuesi kishe përdorur Facebook-un për të kërkuar informacion rreth terroristëve të San Bernardinos, të cilët vranë 14 persona në Kaliforni në dhjetorin e kaluar, ka kërkuar fjalime të al-Baghdadi dhe ka kërkuar lokacione të zyrave të FBI.

    Kjo letër u publikua pak kohë para se Barack Obama të bëjë një vizitë në Orlando për tu takuar me të mbijetuarit e kësaj masakre./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark