×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, protestuesit zhvendosen tek Kryeministria

    Insajderi
    09 December 2020 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është tensionuar situata në protestën e organizuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia shqiptare.

    Pasi u përplasën me kordonin e Policisë përpara Ministrisë së Brendshme, protestuesit u zhvendosën tek Kryeministria.

    Një pjesë e të pranishmëve kanë hipur në shkallët e Kryeministrisë dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të saj.

    Më herët, protestuesit ndezën qirinj për të kujtuar të riun e vrarë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

    25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie gjatë ndjekjes, pasi ky i fundit dyshoi se ai kishte një armë në dorë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark