IPK ka rekomandon suspendimin Naser Sinanit, komandantit të këtij stacioni. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media.
“Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues)”, thuhet në njoftimin e IKP, shkruan Gazeta Insajderi.
I njëjti të enjten nuk ka dashur të komentojë rastin e vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.
“Jam jashtë, thirrne zyrën për media” tha shkurt ai dhe e mbylli telefonin duke mos dhënë përgjegjësi për vrasjen e gruas dhe fëmijës më barkun e saj.
E ndjera, Hamide Magashi ka pasur urdhër-mbrojtje për gjashtë muaj nga Gjykata Themelore e Ferizajt. Mbrojtja e gruas së ndjerë ka qenë kompetencë e Policisë së Lipjanit.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar komandantin e Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinanin po ai e ka mbyllur telefonin duke thënë se gjendet jashtë.
“Për çdo informatë i drejtoheni zyrës për media se jam jashtë”, tha Sinani shkurt duke e mbyllur telefonin.
Sipas Prokurorisë së Ferizajt kompetent për zbatimin e urdhrit është Policia e Kosovës.
“Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës”, thuhet në një njoftim të prokurorisë.
Ndërkohë, është zbuluar se është kërkuar edhe suspendimi i rreshterit Hasim Lubovci dhe dy hetuesve policorë Fejsal Ahmeti dhe Frashër Rexheli nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.
Këtë dyshim e ka konfimruar para pak minutash edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, ka shkruar ai, transmeton Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/