×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Thellohet skandali, dyshohet se Policët i plotësuan formularët e mbikëqyrjes së urdhërit mbrojtës pas vrasjes së 35 vjeçares

    Insajderi
    03 December 2022 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    IPK ka rekomandon suspendimin Naser Sinanit, komandantit të këtij stacioni. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media.

    “Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë  të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues)”, thuhet në njoftimin e IKP, shkruan Gazeta Insajderi.

    KALLXO.com mëson nga burime brenda policisë së dy hetuesit policor dyshohet se kishin plotësuar formularë kinse kanë bërë monitoruar dhe vëzhguar urdhërin mbrojtës të Hamide Magashit.

    Por plotësimi i formularit ka ndodhur pasi Hamide Magashi ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

    KALLXO.com tutje mëson edhe se këto formularë janë shkruar nga hetuesit, por nuk janë nënshkruar nga viktima pasi që kanë qenë të falsifikuara dhe të njëjtit asnjëherë nuk kanë qenë te e njëjta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark