Salih Salihu është vrarë në afërsi të shtëpisë së tij në Dumnicë të Podujevës, të dielën e 27 marsit. Vdekjen e viktimës e kishte konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Tashmë janë bërë tri ditë nga vrasja e 58 vjeçarit dhe ende asnjë person nuk është arrestuar.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, e cila tha se janë duke u ndërmarrë hetime intensive për zbardhjen e rastit.
“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, tha Ulaj për Gazetën Insajderi.