×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vrasja e 58 vjeçarit në Dumnicë – Prokuroria jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    27 March 2023 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një burrë 58 vjeçar është vrarë të dielën në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Dumnicë të Podujevës. Për rastin për Insajderin ka folur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Jemi duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit, tha zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

    Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, deklaroi Ulaj për Insajderin.

    Mosha e viktimës është 58 vjeç, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit”, tha ajo.

    Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

    VRASJE/Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark