Insajderi
Lajme

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit, dëshmon mjeku ligjor

Insajderi
21 October 2025 - 13:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit, dëshmon mjeku ligjor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë dy ditëve radhazi, nesër dhe pasnesër në Gjykatën Themelore të Prizrenit, do të mbahet seanca në rastin e vrasjes së 26 vjeçarit, Auron Thaqi.

Gazeta Insajderi nga burime mëson se në seancë pritet të dëshmojë edhe mjeku ligjor.

26-vjeçari Auron Thaqi humbi jetën tragjikisht si pasojë e një therjeje me thikë në qytetin e Prizrenit.

Ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Dyshohet se, pas sulmit, ai është hedhur nga një automjet në lëvizje.

Në këtë rast, të dyshuarit janë Enes Ay dhe Hajrullah Brcani .


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark