Personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë është identifikuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha tha për Insadjerin se ai është duke u kërkuar nga Policia pasi ndodhet në arrati.
“Personi i dyshuar është i identifikuar por ndodhet në arrati”, ka thënë ai pasi konfirmoi lajmin për vrasjen e dyfishtë.
Dy viktimat janë, Blerim Islamaj dhe Haxhi Islamaj. Dy vëllezërit që mbetën të vdekur të dielën pasdite në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Motivet e vrasjes, sipas policisë dyshohet te jenë për shkaqe pronësore.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi.
Ai ka thënë se sipas informatave të para motivet e vrasjes janë për shkak të një prone.
“Mund të konfirmoj behet fjal për vrasje te dyfisht. Viktimat janë vëllezër mes vete. Personi i dyshuar është i identifikuar por ndodhet në arrati”, ka thënë ai.
Ai bëri të ditur se dy viktimat janë të moshës së re./ Gazeta Insajderi/