Insajderi
Lajme

Vrasja e dyfishtë në Klinë, Gjykata e dënon Jon Hotin me 24 vjet e gjashtë muaj

Insajderi
30 May 2025 - 10:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja e dyfishtë në Klinë, Gjykata e dënon Jon Hotin me 24 vjet e gjashtë muaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në seancën e 27 majit për vrasjen e Albison dhe Rexhep Slivovës, i dyshuari Jon Hoti e kishte pranuar fajësinë.

Hoti kishte shprehur pendesë si edhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Gazeta Insajderi kishte raportuar se i dyshuari për vrasje është Jon Hoti. Ai kishte privuar nga jeta viktimat Rexhep dhe Albison Shlivova.

Ndërkohë, Insajderi merr vesh se Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur denimin ndaj Jon Hotit. Ai është dënuar me 24 vjet e 6 muaj.

Sipas aktakuzës, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, J.H për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Aty thuhet se i pandehuri me datë 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, R.Sh dhe A.Sh, në Klinë rreth orës 14:11 minuta, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave tjerë që ishin prezentë në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë, në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disaminutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij, dhe fillon të gjuaj në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.Sh, dëshmitari E.Sh, hedhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të gjuaj me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e te pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H largohet nga vendi i ngjarjes.

Tutje thuher se si pasojë, nga të shtënat e armës se zjarrit, gjen vdekjen në vendin e ngjarjes viktima A.Sh, ndërsa viktima R.Sh dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës. 

I pandehuri J.H, sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallin fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihet në barrë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark